Mërgimtarit në Suharekë i dëmtohet shtëpia nga vëllai, kapet nga kamerat duke ia thyer dritaret

Një 58 vjeçar nga Suhareka është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se ka kryer veprën penale “dëmtim prone”.

Ai dyshohet se ka dëmtuar shtëpinë e vëllait të tij, në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Shtëpinë që mërgimtari nga Zvicra ia la për t’u kujdesur vëllait, ai po dyshohet se e dëmtoi, për çka përfundoi në ndalim policor. Posa rasti është raportuar në Polici, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë mbledhur prova që dëshmojnë se i njëjti ka dëmtuar shtëpinë e viktimës.

 

Në bazë të kësaj, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

 

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit