Malishevë/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes shtatzanë, prokuroria kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit L.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3, nën paragrafi 3.1, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

 

Përmes një komunikate, Prokuroria njofton se, më 24 gusht 2022, në Komunën e Malishevës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri L.H.,  i shkakton lëndime trupore bashkëshortes se tij, të dëmtuarës M.P., viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë.

“Pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, i njëjti e gjuan me një shishe birrë e cila nuk e godet, dhe pastaj ngjitet lartë në katin e dytë duke e kapur për krahu e tërheq zvarrë shkallëve deri poshtë, me çka të njëjtës nga zvarritja nëpër shkallë i shkakton lëndime trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë”, thuhet mes tjerash.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 25 gusht 2022.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Lajmet e Fundit