Klubet e Premier League thyejnë rekordin e shpenzimeve brenda një merkatoje

Klubet e Premier League kanë thyer rekordin e tyre të shpenzimeve brenda një afati të transferimeve, me merkaton, ende një javë larg, sipas analizave nga kompania financiare Deloitte.

Sipas Deloitte, klubet e Premier League kanë shpenzuar 1.5 miliardë funte këtë verë, që tejkalon rekordin e mëparshëm prej 1.4 miliardë funtesh në 2017.

Ajo gjithashtu tejkalon 1.4 miliardë funte që u shpenzuan nga klubet në të gjithë sezonin e kaluar.

Rekordi i shpenzimeve në Premier League qëndron në 1.86 miliardë funte për të gjithë sezonin, një rekord i vendosur në 2017-18.

“Nivelet rekord të shpenzimeve që kemi parë në këtë merkato deri më tani japin një shenjë se modelet e biznesit të klubeve të Premier League po rimëkëmben pas COVID-19”, tha Chris Wood, ndihmës drejtor në Deloitte’s Sports Business Group.

“Ndërsa kjo është inkurajuese, rëndësia e klubeve që të krijojnë politika të përgjegjshme dhe të qëndrueshme shpenzimesh nuk mund të mbivlerësohet”. /Albanianpost.com

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit