11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Jashari: Grevën nuk e deshëm, por ishte e domosdoshme

Greva sot shënon ditën e dytë të saj. Sindikalistët presin nga qeveria ndonjë veprim që do të zgjidhte kërkesat e tyre, sipas tyre, legjitime, që 1 shtatori të nis pa probleme.

 

Kështu, kryetari i SBASHK-ut, Rrahamn Jashari, i cili është edhe prijës i grevës, tha se grevën nuk e deshëm, por ishte e domosdoshme për të realizuar kërkesat tona dhe kemi bërë të ditur me muaj të tërë, ndërsa Qeveria, në vend që të merret me kërkesat tona, ajo po paralajmëron se do t’ua pezullojnë pagat të gjithë pjesëmarrësve në grevë.

“Kjo grevë është paralajmëruar me muaj të tërë”, theksoi Jashari në “Aktual”, në RTK.

Ndërsa foli për, siç tha ai, shtesën për 100 euro, Jashari shtoi se nuk kjo është kërkesë kyçe e  jona, por kërkesë gjatë rrugëtimit që të zbusim sado pak jetesën e rëndë, derisa të miratohet ligji për pagat, që nuk është vetëm për SBAHKU-n, as për të shërbyesve civilë, por për të gjithë.

Më tej Jashari përmendi një deklarim nga përfaqësuesi qeveritar që për grevistët u konsiderua si frikësim.

 

Lidhur me këtë reagoi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi, i cili tha se  jemi të shokuar që një qeveri demokratike të dalë më një qëndrim të tillë.

Ai sqaroi ligjshmërinë e grevës, ku përmendi nenin 18, efektet e organizimit të saj, që janë të ligjshme,

“Si ka mundësi masa ndëshkimi për një veprim t ligjshëm”, shtroi pyetjen Gashi, duke kundërvënë deklarimin e mbrëmshëm të zëvendëssekretarit të Ministrisë së Financave, i cili, duke  u bazuar në nenin 18  pati thënë se ne kemi kërkuar listën  e punëtorëve që janë në grevë dhe të shikojmë orët që qëndrojnë në grevë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës , Ali Gashi, teksa sqaroi ligjin mbi grevën, që sipas tij është themeluar më 2010,  shtoi se përjashtimi nga puna për një veprim të ligjshëm, është e kundërligjshme dhe është ndërhyrje në demokraci.

Ndërkaq kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari, theksoi se paralajmërimet për organizimin e grevës janë bërë me kohë dhe ka muaj të tërë që kemi bërë çmos që të mos vijmë te kjo ditë që jemi tani.

Jashari, duke falënderuar KMLDNJ-në për deklaratën mbështetëse për grevën, shtoi se kërcënimet kanë ndodhur ndaj nesh, por ka ndodhur nga një pushteti huaj dhe bëri thirrje qeverisë për dialog.

Ai, tutje, sqaroi se paralajmërimi për grevën e 25 gushtit ka qenë shumë kohë më parë, jo më 24 gusht.

Kryetari i SBASHK-ut lidhur me cilësinë në arsim theksoi se fajin e ka sistemi arsimor.

“Sa herë dalim me kërkesat tona , qeveria del na kundërshton duke përmendur cilësinë, që për ne për këtë është fajtor sistemi. Nuk them se të gjithë mësuesit janë të mirë, ka mësues që nuk e ka vendin aty, por janë organet gjegjëse për këtë çështje”, deklaroi ai në Aktual.

Ndërkaq akuzave se SBASHK-u është e politizuar, Jashari u përgjigj se kjo nuk qëndron, ngase, siç tha ai, opozita i ka  punët e veta e ne tonat, ndërsa kujtoi veprimet e LVV-së, kur ishte në opozitë.

“Partia në pushtet që erdhi për të bërë ndryshime, ka deklarata mbështetëse ndaj veprimeve tona dikur, kur këta ishin në opozitë, ku kemi zhvilluar takime shumë herë në selinë e LVV-së, aq sa patëm fituar besimin se do të na mbështesin kur ta kenë pushtetin,  por kur e mori pushtetin, qëndrimet dhe premtimet e dikurshme ndërruan krejtësisht”, tha Jashari.

Më tej ai përmendi edhe deklaratat e ministres së tanishme të MASHTI-t, Arbërie Nagavci, e cila dikur kritikonte pushtetin e atëhershëm, duke na mbështetur veprimet tona sindikale.

“Qeveritë e mëparshme, ndonëse ishim në grevë ata na takonin, na dëgjonin kërkesat tona, mbanim takime, kurrë nuk e kanë bllokuar dialogun”, kujtoi Jashari përvojat e tij me pushtetet e mëparshme.

Përfaqësuesit sindikalë, duke ftuar qeverinë që të pranojnë dialogun me ta, siguruan grevistët se do t’i mbrojnë qëndrimet e kërkesat e tyre legjitime

Më Shumë

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Lajmet e Fundit