Promovimi i rrushit dhe i verërave që prodhohen në Rahovec

Nga data 2 shtator në komunën e Rahovecit ka filluar vjelja zyrtare e rrushit të verës . Në ditët e para të këtij procesi , vreshtarët dhe venarët i promovojnë produktet e tyre.

“Hardhfest” mbahet çdo vit në Rahovec e që aty mblidhen mijëra vizitorë nga brenda e jashtë vendit.

Festivali i rrushit ”Hardhfest” që po mbahet tradicionalisht në Rahovec ka mbledhur rreth vetes këto ditë mysafirë nga gjithë Kosova dhe vende të tjera. Për tri ditë sa zgjat ky festival, vizitorët po shijojnë prodhimet bujqësore dhe verërat e kësaj komune.

Këtë festival e vizitoi edhe ambasadori i Suedisë.

“Kam ardhur veçanërisht për Hardhfestin e Kosovës. Është hera ime e parë këtu. Erdha t`i shijoj verërat. Ka një potencial të madh për turizëm të verës për gjithë Evropën këtu. Mendoj se ka shumë potencial edhe për të shitur verëra të Kosovës në Suedi”, ka thënë Jonas Westerlund Ambasador i Suedisë .

Festivali, përveç vjeljes së rrushit, pati edhe aktivitete të ndryshme kulturore.

“Hardhfest” mbetet një nga festivalet e rralla që ka për qëllim promovimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësor.

Më Shumë

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Lajmet e Fundit