16.3 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Murati tregon se 25 mijë familje kanë marr të dyfishuar asistencën sociale

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, bëri të ditur se 25 mijë familje kanë marr asistencën sociale të dyfishuar për muajin shtator, këtë javë që po lëmë pas.

“Kjo ishte njëra nga masat e pakos për përballje me inflacionin, që sadopak lehtëson barrën e atyre familjeve që më së shumti kanë nevojë për mbështetjen e shtetit”, tha Murati.

Ministri  më tej theksoi se për të bërë zgjidhje afatgjatë për të rregulluar skemat sociale e pensionale, një reformë gjithëpërfshirëse është e domosdoshme.

 

 

“Për këtë, na duhet miratimi në Kuvend i marrëveshjes së nënshkruar me Bankën Botërore, që parasheh reformimin e skemave sociale, dhe krijon regjistrin social e integron sistemet, gjë që hap rrugë edhe për reformën e sistemit pensional. Prandaj për herë të tretë kemi dërguar këtë marrëveshje në Kuvend, duke llogaritur se kësaj radhe do të gjej mbështetjen e nevojshme të 2/3 të deputetëve për tu ratifikuar”, tha Murati.

Ministri i Financave më tej ka theksuar se janë rreth 100 mijë persona përfitues nga skema sociale dhe mbi 200 mijë përfitues të pensioneve të moshës e kontributeve të cilët po presin që kjo marrëveshje të kalojë.

Më Shumë

Arrestohet një person në Dragash pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vëllait

Një person është arrestuar në Dragash, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/1151855210347371 Policia e Kosovës në raportin 24 orësh...

Totaj vizitoi shoqatat turke

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatave turke në qytet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në...

Lajmet e Fundit