16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Merret vendimi, SBASHK-u pezullon grevën

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jashari përmes një konference të jashtëzakonshme për medie ka deklaruar se në bazë të vullnetit të shumicës së grevistëve, është marrë vendim që greva të pezullohet deri në janarin e vitit të ardhshëm. Jashari është shprehur se greva nuk po mbyllet, shkruan Nacionale.

“Qeveria dhe opinioni le ta dinë që greva nuk po mbyllët por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023, bazuar në vullnetin e antarësisëedhe pse të jem i sinqertë, rezultatet e deklarimeve u panë që janë me diferencë jo shumë të madhe”, ka deklaruar Jasharaj.

Ai ka thënë se Qeveria duhet të jetë bashkëpunuese me grevistët.

“Ajo që dua të them është se me kënaqësi e respekt po i drejtohem grevistëve, në sektorin e arsimit që nga çerdhet e universitet, por edhe atyre në Administratën Publike. Qeveria vazhdoi t’i injorojë kërkesat e anëtarësisë. Duke respektuar zërin e anëtarësisë, greva filloi me 25 gusht duke i dhënë kështu edhe një mundësi Qeverisë që të kemi një dialog të mrfilltë. Fatkeqësisht greva po vazhdon me ditë e javë të tëra. Qeveria në vend se të drejtojë mesazhe optimizmi dha deklarata me fyerje e ofendime. Kjo krijonte bindjen se ajo po tenton t’i nxisë grevistët që greva të zgjasë sa më gjatë. Urojë që Qeveria të nxjerrë mësime nga kjo grevë. Antarësia u deklarua, dhe në si Këshill Grevist i BSK-së, SBASHKUT, ne jemi të obliguar të veprojmë sipas vullnetit të shumicës”, ka Jasharaj.

E kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se greva ka qenë e ligjshme.

“Greva ka qenë e ligjshme dhe e nevojshme dhe greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit në raport me qeverinë. Greva nuk ishte dhe nuk do të jete akt personal i askujt as individual e as grup i individëve. Greva është e përcaktuar në Kushtetutë dhe mbrohet edhe me aktet e së drejtës ndërkombëtare siç është i përcaktuar edhe organizimi sindikal bashkë me të drejtat e tjera e sidomos me sigurinë e shtetit dhe të gjitha rregullohen me ligje të veçanta”, ka thënë Hykolli.

Referendumi: 54.88 për qind kanë votuar pro pezullimit të grevës, ndërkaq 45.12 për qind dolën kundër kësaj kërkese

SBAShK-u mbrëmjen e së premtes ka konfirmuar se rreth 21 mijë anëtarë të sindikatës, duke përfshirë këtu edhe mësimdhënës, kanë marrë pjesë në votimin e propozimit të tyre, që të pezullohet greva.

11 mijë e 809 ose 54.88 për qind kanë votuar pro pezullimit të grevës, ndërkaq 45.12 për qind, apo 9 mijë e 707, dolën kundër kësaj kërkese.

Kjo përqindje e madhe, hedhë poshtë deklaratat e kryeministrit Kurti, i cili në vazhdimësi ka akuzuar kryesuesit e kësaj sindikate, sidomos Rrahman Jasharajn, se po e shantazhojnë

Ndryshe, Këshilli Grevist i SBASHK-ut i është drejtuar anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitete që të deklarohen se si të veprohet tutje.

“Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime tê lindjes apo pushime pa pagesë. Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%. Nga të deklaruarit pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%”, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.

Këto shënime, sipas SBAShK-ut do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së për t’i bashkëngjitur me rezultatet e deklarime të anëtarësisë së SPAK dhe pastaj do të shpallet vendimi lidhur me grevën, e cila është shpallur nga BSPK.

Po ashtu SBAShK ka falënderuar anëtarësinë e saj ‘duke ju shprehur respektin për qëndrimin dinjitoz gjatë gjithë viteve e dekadave të punës në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave’.

“Qëndruat dinjitoz e bashkë e në SBASHK edhe gjatë gjithë grevës, që erdhi pa dëshirën tuaj, po për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog e zgjedhje të kërkesave tuaja legjitime. Na fyen e linçuan, por ari nuk përlyhet. Ju ishit dhe mbeteni luftëtarë të dritës kundër errësirës. Të vazhdojmë rrugëtimin Bashkë e në SBASHK”m thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Po ashtu tutje thuhet se SBASHK edhe njëherë dëshmoi se vepron duke u bazuar në zërin e anëtarësisë, e jo, siç janë munduar të plasojnë shpifje disa individë a grupacione se vendosin individë të caktuar.

Më Shumë

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” (FOTO)

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë”, sot në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova“ në Trudë...

Lajmet e Fundit