Hekuran Murati thotë se ka rritje enorme të eksporteve në dy vitet e fundit

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në vitin 2019, raporti eksport- import i mallrave ishte 1:9.

Sipas Muratit, me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është “përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 1:6”.

Ai thotë se ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit kosovar.

 

 

Krahas kësaj, Murati në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka përmendur vendimet e Qeverisë Kurti në këtë drejtim.

“120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike.  50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore. 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese.  10 milionë euro mbështetje për eksport dhe çertifikim të produkteve. Mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore.  Kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore” – ka shkruar Murati.

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit