5.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Tarzani nga Elbasani

Ben Blushi

Në Dhërmi pashë një djalë që ishte ulur poshtë një cadre. Mbrohej nga dielli. Shiste lodra uji për fëmijë. Tavlla për burra. Dhe vajra për gra. U ngrita ta fotografoj.

Mos më fotografo aman,tha djali

Vetëm një foto,i thashë

Jo për të madhin Zot mos,tha djali

Ore ca ke nuk të vjen e keqja nga një fotografi,i thashë

Ime më vjen turp,tha djali

Rri ashtu se të bijen hijet e cadrës mbi fytyrë,i thashë

Aman vallahi të ve syzet,tha djali

Si të duash,thashë unë

Për cfarë më fotografon ime,më pyeti

Për qejf,thashë unë

Po ti kush je ime,më pyeti

Ben Blushi,thashë unë

Ou më duket se të njof ime,babai më ka thënë je njeri i mirë

Ku i dihet,thashë unë

Ke instagram ime,më pyeti

Kam,thashë unë,hape me emrin tim

Po e shof,tha djali, ti i nxjerr të gjithë bardhë e zi

Bardhë i zi,do dalësh edhe ti, thashë unë

Epo kështu mirë, pranoj, po për Zotin më nxirr mirë,tha djali

Si quhesh,e pyeta

Gersi,tha Gersi

Nga je ti Gersi?

Ime nga Elbasani jam,tha Gersi

Ime dukesh që je nga Elbasani,thashë unë

Edhe ti e përdor ime,pyeti Gersi

E kam mësuar në Elbasan ime,thashë unë

Ime e di cfarë do të thotë ime,pyeti Gersi

Ime do të thotë me një fjalë ose me që ra fjala,thashë unë

Ime do të thotë tani,tha Gersi

Ime e di ime,thashë unë

Ime edhe ti nga Elbasani je, pyeti Gersi

Edhe unë kam një degë nga Elbasani,thashë unë

Ne jemi shpatarakë ime,tha Gersi,nga Shpati

Prandaj shet shpata për fëmijë,e pyeta

Shes edhe vajra plazhi dhe pajisje për zhytje,tha Gersi

Do e kisha blerë këtë tavllën,thashë unë

Pse nuk e blen ime,tha Gersi

Ime nuk kam me kë luaj,thashë unë

Vallahi do luanim bashkë po kam punë ime,tha Gersi

Sa ke shitur sot ime,e pyeta

Ime skam shitur asgjë mbeta me muhabet ime,tha Gersi

Si e dinë njerëzit cfarë shet ime ,e pyeta

Ime bërtas në plazh dhe njerëzit më dëgjojnë, tha Gersi

Cfarë bërtet ime,e pyeta

Mall Elbasani solli Tarzani,tha Gersi

Ime ti je Tarzani ?

Ime unë jam Tarzani,tha Gersi

Mirë ime,thashë unë

Mall Elbasani solli Tarzani,tha Tarzani

Ime Ime,thashë unë

gersi tarzani

Më Shumë

Bashkimi mposhtet përsëri, Prakuraitis ende pa fitore

Tashmë janë bërë katër ndeshje (2 në BIBL, 2 në Superligë), ndërsa trajneri i ri i Bashkimit Audrius Prakuraitis nuk ka shijuar fitoren me portokallezinjtë! Lituanezi...

Basketboll, Ponte Prizreni sot përballet me Rahovecin

Sot do të zhvillohet një ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Takimi i parë, por shumë...

Moti për sot

Lajmet e Fundit