11.7 C
Prizren
E martë, 22 Prill, 2025

Hasjanët gëzohen që Kosova e Bosnja e Hercegovina heqin vizat |Video

Ndërkohë që kosovarët nuk mund të lëvizin pa viza drejt Evropës, një regjim i ashpër i vizave ekziston edhe me Bosnjë e Hercegovinën. Megjithatë, ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar të premten një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve.

 

Kjo më së shumti është mirëpritur nga hasjanët që punojnë e jetojnë me dekada në Bosnjë dhe kanë krijuar familje në atë vend. Ata e kanë mirëpritur lajmin se më nuk do të kenë nevojë të pajisen me viza për të udhëtuar për në Kosovë dhe anasjellas .

Evelina Likaj është nga Bosnja dhe është e martuar tash e 11 vjet me Rizanin nga Romaja e Hasit.

Ata kanë biznese familjare atje, ku jetojnë e punojnë bashkë me katër  vëllezërit.

Për gjithë këto vite, Evelina dhe familja enden në Zagreb e Banjallukë për t’u pajisur me viza  për të ardhur në vendlindjen e burrit dhe anasjelltas.

“Jam e martuar që 11 vjet, përndryshe vij nga Bosnja, nga Kladusha e Madhe. Vizat paraqesin problem për mua  dhe familjen, sidomos kur udhëtojmë, sepse duhet të shkojmë  në Zagreb e Banjallukë. Pasi i dorëzojmë dokumentet sërish duhet të kthehemi për t’i marrë ato. Kishte me qenë mirë që të hiqen këto procedura”, shprehet Evelina Lika.

Evelina  e ka pritur me mjaft entuziazëm lajmin se qytetarët nga  Bosnja e Kosova  do të mund të lëvizin pa viza në të ardhmen.

“Kisha pasur shumë dëshirë që të hiqen këto viza, pasi nëna mund të vijë të na vizitojë dhe t’i shohë nipat e mbesat e saj duke u rritur. E këtij lajmi i janë gëzuar edhe hasjanë të tjerë që punojnë e jetojnë në Bosnjë”, tha Evelina Lika.

Kujtojmë se një përqindje e madhe  e banorëve të fshatrave të Hasit kanë emigruar në Bosnjë para shumë dekadave. Gjatë gjithë kësaj kohe ata është dashur të udhëtojnë vetëm më dokumente të vendeve fqinje.

 

Më Shumë

Kurti me ministra jep dorëheqje

Albin Kurti me ministra të vet kanë dhënë dorëheqje me shkrim drejtuar Kryetarit në mandat teknik të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca. "Për qëllim betimin...

Dëshmitarja thotë se vrasja në “Kobra City” s’ndodhi për mospagesën e faturës, deklaron se njëri i akuzuar e hoqi CD e kamerave

Në gjykimin ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen në lokalin “Kobra City”, dëshmitarja A.S., e cila ishte punëtore në lokal,...

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit