12.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Komoran – Carralevë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur në rrugën Komoran – Carralevë.

Ajo theksoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor,” tha Ahmeti.

Më Shumë

Publikohet orari i Play-Off-it në Superligë

Vetëm në minutat e fundit është përcaktuar renditja përfundimtare e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, duke sjellë një fazë “Play-off” që premton spektakël...

Aksidentohet rëndë një cisternë e naftës në dalje të Prizrenit – pamje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të ditës së sotme, në dalje të Prizrenit Një cisternë e naftës ka përfunduar...

Lajmet e Fundit