18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Protestuesit këkojnë miratimin e Ligjit për tërheqjen e mjeteve të TRUST-it

Sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës është mbajtur protestë me kërkesë për votimin e Projektligjit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trust

 

Adnan Jashari njëri nga inicuesit e nismës së tërheqjes së mjeteve të TRUSTI-it, tha se duhet të miratohet ligji për tërheqjen e mjeteve të TRUST-it.

Në protestë ka marrë pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu. Ai ka thënë se duhet të bëhet reforma pensionale në Kosovë.

No description available.

Mbahet protestë me kërkesën për tëheqjen e mjeteve të TRUST-it

Sot me fillim në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës do të mbahet protestë me kërkesë për votimin e Projektligjit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti.

Ndryshe Adnan Jashari njëri nga inicuesit e nismës së tërheqjes së mjeteve të TRUSTI-it, tha se po kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës lejimin e tërheqjes së një shume të parave nga Trust.

Në “Facebook”, ai ka shkruar se në protestë do të kërkojnë që kursimet mos të humbin, por të lejohet që qytetarëtvt’i tërheqin mjetet e tyre, njëkohësisht të ndihmohet të kalohet kriza ekonomike!.

“Do ju bëjmë thirrje deputetëve të votojnë pro Projektligjit që lejon tërheqjen dhe sa më shpejt që të jetë e mundur të dalë në votim!. Prezenca e secilit prej nesh në protestë do bëjë që projektligji të shkojë më shpejt në Kuvend dhe të votohet pro”, tha ai, raporton RTKlive.

Për tërheqjen e mjeteve të TRUST-it, dje janë deklaruar edhe nga FMN. Udhëheqësi i misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella në një konferecnë për media pas përfundimit të vizitës në Ksoovë, tha se nuk duhet të ndodh prekja e mjeteve të TRUST-it.

Më Shumë

Sulmoi gruan dhe djalin e tij të mitur, arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e...

Drejtoria e Arsimit në Prizren publikon listën e studentëve që kanë fituar bursa për vitin akademik 2023/2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka publikuar  listën e studentëve që kanë fituar bursa për vitin akademik 2023/2024. "Komisioni për ndarjen e bursave për studentë...

Lajmet e Fundit