6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kërcënime me vdekje për gazetarët serbë që shkruajnë për Kosovën e Ukrainën

Gazeta kryesore në Serbi, “Danas”, është vënë nën mbrojtje të policisë, pasi është kërcënuar se do ta ketë fatin e njëjtë sikurse revista satirike franceze, Charlie Hebdo.

 

Disa gazetarë të kësaj të fundit janë vrarë nga një sulm i ekstremistëve islamistë në vitin 2015. Kryeredaktori i Danasit thotë se kërcënimet e nacionalistëve të ekstremit të djathtë lidhen me mbulimin e luftës në Ukrainë dhe të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

Kërcënime me vdekje për gazetarët serbë, që u kritikuan për mbulimin e luftës në Ukrainë e zhvillimeve në Kosovë.

Redaksia e “Danas-it”, gazetë kryesore në Serbi është gati e zbrazët. Shumica e stafit punon nga shtëpia pas një emaili kërcënues. Në të shkruhej se “Danas” do të përfundojë si Charlie Hebdo.

“Gazetarët dhe kolumnistët tuaj janë në rrezik të vrasjes nga disa struktura të ekstremit të djathtë, që veprojnë në hije …Kur breshëria e plumbave të nisë befas të thyejë dritaret dhe të bjerë mbi kokat tuaja, ju do të vetëdijesoheni dhe do të kuptoni gjithçka.”

Kryeredaktori i “Danas-it”, Dragolub Petroviq, thotë se kërcënimet lidhen me mbulimin e ngjarjeve në Kosovë.

“Janë disa etiketa klasike që na ngjiten: se jemi patriotë të pamjaftueshëm, se jemi tradhtarë. Ne ua ofrojmë mundësinë të gjithëve të thonë atë që mendojnë. Dhe njerëzit, thjeshtë, nuk kanë njohuri të mjaftueshme mediatike për të kuptuar se nëse publikon intervistë me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës,  nuk do të thotë se je tradhtar, por gazetar”, deklaroi Petroviq.

“Danas” është kritikuar edhe për mbulimin  luftës në Ukrainë.

“Më duket se janë zgjuar disa djathtistë, disa ‘patriotë të mëdhenj’ dhe disa rusofilë Putinofilë do të thosha..”, shtoi redaktori i “Danas-it” Dragolub Petroviq.

Së voni, një anëtar i  partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Nebojsha Bakarec, ka kritikuar disa raporte.

“Këto ditë po bëhet luftë e posaçme hibride dhe qëllimi është t’i bëhet presion Serbisë për ta njohur shtetin e Kosovës dhe për t’i vënë sanksione Rusisë. Dhe një nga manifestime e kësaj lufte është fushata e përbashkët (e mediave) kroate dhe të ashtuquajturave serbe, por në fakt janë media antiserbe në Serbi”, ka deklaruar Bakarec.

Në Serbi ka pasur protesta në mbështetje të Kremlinit, pasi Rusia ka nisur luftën kundër Ukrainës. Autoritetet e Beogradit kanë refuzuar t’iu bashkohen sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.

Policia tani është vendosur jashtë zyrave të “Danas-it”. Hetimet e emailit kërcënues janë duke vazhduar.

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Lajmet e Fundit