Rexhaj: S’e kemi lënë anash bashkimin kombëtar, por kjo nuk bëhet menjëherë

Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se partia pjesë e së cilës është ai “asnjëherë nuk e ka lënë anash bashkimin kombëtar”.

Ai ka thënë se fitorja  e Zvicrës ndaj Serbisë nuk është përdorur politikisht nga kryeministri Kurti.

“Ne asnjëherë nuk e kemi lënë anash bashkimin kombëtar, por kemi thënë se bashkimi kombëtar nuk bëhet menjëherë”, ka deklaruar ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

 

 

Rexhaj po ashtu ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ka thënë se në vitin 2018 Rama kishte reaguar pozitivisht për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, ndërsa tash kritikon reagimin e Kurtit për atë fitore.

Rama nuk e kishte përmendur direkt Kurtin, por Rexha thotë se kjo nënkuptohet se për kë e kishte.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit