Schumacher bën sot 54 vjeç, Ferrari e uron me foton e veçantë

Michael Schumacher mbush sot 54 vjeç dhe, padyshim jashtë rrethit të familjes së tij, urimet më domethënëse për shtatë herë kampionin e botës në Formula 1 vijnë nga Maranello.

 

Scuderia e Ferrarit i uron ditëlindjen pilotit më të suksesshëm në historinë e saj (dhe atë të vetë Formula 1) me një mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale që e portretizon atë në podium dhe në timon, duke rikthyer një ndjenjë kujtese dhe mirënjohjeje që nuk zbehet gjate viteve.

Kujtim dhe mirënjohje nga ana e Ferrarit dhe fansave të tij ndaj Schumacher, i cili po kalon ditëlindjen e tij të dhjetë në privatësinë absolute te rezidenca e tij në Zvicër pas aksidentit me ski në shpatet e Meribelit. Atë të dielë, më 29 dhjetor 2013, kampioni gjerman (i cili ishte tërhequr përfundimisht një vit më parë nga F1 pas një periudhe të dobët 3-vjeçare me Mercedes) po shkonte në një pistë në resortin turistik të Savojës në shoqërinë e djalit të tij të dytë, Mick.

Dhe si çdo vit edhe në këtë përvjetor të datëlindjes së legjendës së Ferrarit, “kokëkuqja” ka zgjedhur ta urojë ashtu siç të gjithë e kujtojnë, një pilot kampion.

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Lajmet e Fundit