3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Qeveria miratoi 11 vendime që ndërlidhen me pagat në sektorin publik

Qeveria mbajti të shtunën mbledhje elektronike,për të cilën ka njoftuar me anë të një komunikate për media.

 

Ekzekutivi i vendit njoftoi se në këtë mbledhje janë miratuar një varg rregulloresh lidhur me Ligjin e Pagave në Sektorin Publik.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit shkruan  se ndër të tjera janë miratuar edhe Rregullorja për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë dhe Rregulloren për Shtesa në sektorin publik.

Po ashtu, sipas njoftimit janë miratuar edhe Rregullorja për Kompensimin për kujdestari, punën gjatë natës dhe punën jashtë orarit të punës dhe Rregullorja për shtesën funksionale.

Këto janë të gjitha rregulloret që janë miratuar në këtë mbledhje:

– Rregullorja për Shtesën për Licencë të Avancuar për Nëpunësin e Arsimit Para-universitar.

– Rregullorja për Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor.

– Rregullorja për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturës.

– Rregullorja për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, që Ushtrojnë Detyrën Jashtë Vendit.

– Rregullorja për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik.

– Rregullorja për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit.

– Rregullorja për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës.

– Rregullorja për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.

– Rregullorja për Shtesën Funksionale.

– Rregullorja për Kompensimin për Funksionin Shtesë.

– Rregullorja për Ekspertët që përcakton rregullat dhe procedurën për zbatim të shtojcës 14.4 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës ka bërë publik vlerën e koeficientit të pagave për të punësuarit publikë, i cili është 105 euro.

Ky vendim ka nxitur reagimet e të punësuarve të këtij sektori dhe opozitës të cilët e konsiderojnë vlerë të ulët.

Shumë prej tyre kanë paralajmëruar procedimin në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit të Pagave.

Më Shumë

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit