17 vjeçari në Prizren ther me thikë vëllain e tij të mitur, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku për motive ende të panjohura gjatë një mosmarrëveshjeje mes dy vëllezërve, ka mbetur i therur me thikë një 15-vjeçar

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje me plagë që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, teksa ai ishte transferuar në spital nga një qytetar i cili e kishte gjetur viktimën të përgjakur në rrugë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë shkuar në Emergjencë, ku kanë marrë deklaratën e viktimës dhe dëshmitarit.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e të miturit, pas një konflikti verbal me vëllain e tij, po ashtu të mitur, ky i fundit kishte shpërthyer në dhunë fizike duke e goditur me grushte e më pas dyshohet se e ka therur me thikë.

Menjëherë pas kryerjes së veprës, 17-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë arritur që të lokalizojnë vendndodhjen e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar. Po ahstu gjatë kontrollit trupor, të miturit i është gjetur një thikë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

17-vjeçari është intervistuar nga hetuesit policorë në praninë e prindit dhe avokatit të tij mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit