5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

KPK-ja themeloi panelin hetimor ndaj një prokuroreje në Prizren

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 228-të me radhë, sipas rendit të paraparë të ditës.

Që në fillim të takimit, KPK-ja themeloi panelin hetimor për rastin disiplinor ndaj një prokuroreje të Prokurorisë Themelore në Prizren, si dhe miratoi Raportin vjetor të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022.

Tutje janë miratuar edhe: raporti për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën tetor-dhjetor 2022, raporti përmbledhës mbi vlerësimin e eprorëve për prokurorët me mandat të përhershëm për vitin 2022 dhe raporti i Komisionit përkatës për avancimin e një prokurori nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prizren, si dhe refuzoi kundërshtimin e një kandidati të paraqitur ndaj të njëjtit raport.

Gjatë këtij takimi është aprovuar kërkesa e zëvendëskryesuesit të KPK-së për lirim nga detyra e kryesuesit të Komisionit Mbikëqyrës për Rastet e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, ndërsa në vend të tij zgjodhi anëtarin e Këshillit Prokurorial nga radhët e Prokurorisë së Apelit, si dhe aprovoi kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për transferimin e përkohshëm të një prokurori nga Departamenti për të Mitur në Departamentin për Krime të Rënda, kurse lidhur me kërkesën e Odës së Avokatëve për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Procedurat për Kompensimin e Mbrojtësve me Shpenzime Publike vendosi që ajo të dërgohet për shqyrtim në Komisionin për Buxhet dhe pastaj të procedohet edhe në Komisionin për Çështje Normative dhe të vendoset për të në njërën nga takimet e ardhshme të KPK-së.

“Po ashtu, anëtarët e KPK-së aprovuan dorëheqjen e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, pas dekretimit të tij për prokurorë të shtetit dhe caktuan Ushtruesen e re të Detyrës së SKPK-së me një mandat tremujor dhe mori vendim për të dërguar propozimin tek presidentja e vendit për ta liruar nga detyra një prokuror me rastin e arritjes së moshës së pensionimit të tij”, thuhet në komunikatën e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Më Shumë

Katër ndeshje interesante këtë vikend në basketbollin vendor

Takime interesante do të ketë ky vikend, përballje të fuqishme në xhiron e 25-të të këtij sezoni. Në kuadër të Prince Caffe Superligë, të shtunën...

Prizren: Bëhet inaugurimi i punimeve të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës

Mbrëmë, në Prizren u bë inaugurimi i punimeve të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. Hamami u hap për komunitetin në një...

Lajmet e Fundit