3.2 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Gjuajtje me kallashnikov te shtëpia e “Big Brother”, vritet roja i Top Channel

Mbrëmë në mesnatë është vrarë roja i televizionit Top Channel, pas të shtënave me kallashnikov afër shtëpisë më të famshme në Shqipër, Big Brother Vip Albania.

Krismat janë dëgjuar dhe gjatë transmetim direkt të reality’show, teksa Policia e Shtetit të Shqipërisë ka dhënë informacionet e para lidhur me këtë rast, ku ka konfirmuar se nga persona të paidentifikuar është qëlluar në drejtim të ambienteve të “Top Channel”.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Komunikata:

 

 

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Më Shumë

Bashkimi synon rikthimin pas humbjes, përballet me Rahovecin 029

ProCredit Superliga e basketbollit po hy në xhiron e nëntë dhe sfida ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit 029 pritet të jetë një nga më interesante. Pas...

Për rrugën Tetovë – Prizren janë ndarë dy milionë euro

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli, në Click Plus në TV21, bëri të ditur se për rrugën Tetovë – Prizren janë ndarë 2 milionë euro.Zekolli...

Lajmet e Fundit