14.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

37 filma shfaqen në “Bridge Film Fest”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Bridge Film Fest” që do të mbahet në qytetin e Mitrovicës mes datave 16 – 22 shtator ka bërë përzgjedhjen e 37 filmave që do të shfaqen për publikun në Mitrovicën Jugore dhe atë Veriore.

“Përzgjedhja është bërë nga një staf profesional duke i shikuar gjithsej 2.654 filma artistik dhe 264 filma dokumentar për mjedisin. Janë përzgjedhur të shfaqen gjithsejtë 37 filma, 6 filma artistik të metrazhit të gjatë, 26 filma artistik të metrazhit të shkurtër dhe 5 filma dokumentar për mjedisin.

Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Bridge Film Fest” do ta hap Marko Caka me një konferencë për media në ambient të hapur afër Urës Kryesore mbi lumin ‘Ibër’ me datë 16 shtator nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Filmi i parë që do të shfaqet është filmi “Battalion”, i prodhuar nga kompania e madhe e filmit “Columbia Picture”, nga regjisori i njohur rus Dmitry Meskhiev.

Gjatë këtij festivali për herë të parë në Mitrovicë do të shfaqen filma në mesin e urës kryesore mbi lumin “Ibër” me datë 19 shtator nga ora 19:30.

I pranishëm në hapje pritet të jetë edhe ambasadori norvegjez Jan Braathu, i cili do të mbajë para të pranishmëve një fjalë rasti.

Më Shumë

Asfaltohet edhe një rrugë në Prizren

Sot, u asfaltua edhe  rruga  nga SHFMU “Lekë Dukagjini”  deri te rrethi i Petrovës, që lidhet me Transitin e Ri të Prizrenit. "Ky projekt ofron...

Vdes një 60 vjeçar në Prizren, pësoi sulm në zemër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një hotel. Bëhet fjalë...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit