26.8 C
Prizren
E hënë, 5 Qershor, 2023

Forcat turke vrasin liderin e ISIS-it në Siri, Abu Hussein al-Qurashi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se forcat e inteligjencës turke kanë vrarë liderin e Shtetit Islamik, Abu Hussein al-Qurashi në Siri.

“Ai person u neutralizua dje si pjesë e operacionit të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës turke në Siri”, tha Erdogan në një intervistë për televizionin TRT Turk.

Erdogan tha se organizata e inteligjencës e ndoqi Qurashin për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Burimet siriane lokale dhe të sigurisë thanë se bastisja u zhvillua në qytetin verior sirian të Jandaris, i cili është nën kontrollin e grupeve rebele të mbështetura nga Turqia, dhe një nga më të goditurit në tërmetin e 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Ushtria Kombëtare siriane, fraksioni i opozitës në zonë, nuk kishte asnjë komentlidhur me këtë.

Një nga banorët tha se përleshjet kanë nisur në periferi të Jandarisit në natën e së shtunës në të dielën, dhe kanë zgjatur rreth një orë para se banorët kanë dëgjuar një shpërthim të madh.

Zona më vonë u rrethua nga forcat e sigurisë për të parandaluar që dikush t’i afrohej zonës. ISIS zgjodhi al-Qurashi si lider të saj në nëntor 2022, pasi udhëheqësi i mëparshëm i IS u vra në një operacion në Sirinë jugore.

Shteti Islamik mori kontrollin e pjesëve të mëdha të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014 dhe udhëheqësi i tij në atë kohë, Abu Bakr al-Baghdadi, shpalli një kalifat islamik në territorin ku jetonin miliona njerëz.

Por ISIS humbi kontrollin e territorit pas fushatave nga forcat siriane dhe irakiane të mbështetura nga SHBA, si dhe forcat siriane të mbështetura nga Irani, Rusia dhe paraushtarakë të ndryshëm.

Anëtarët e mbetur të ISIS janë fshehur kryesisht në zonat e largëta të të dy vendeve vitet e fundit, megjithëse janë ende të aftë të kryejnë sulme të papritura në shkallë të gjerë. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Krasniqi, Kurtit: I ke gënjyer kryetarët se do të kenë takim me Elbertin e i ke çu në zyrë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i tha kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se po sillet si gazetar mediokër e jo si kryeministër. Raportimin e Kurtit...

Ibrahim Rugova: Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë

Sjellim dhjetë thënie nga presidenti historik Ibrahim Rugova, shkruan KultPlus. Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete. Kosova është një vend...

Lajmet e Fundit