2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Hajdari: Përfshirja e Kosovës në programin e BE-së, e rëndësishme për qasjen e bizneseve në tregjet europiane

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se përfshirja e Kosovës në programin e BE-së  “Tregu i Përbashkët” është shumë i rëndësishëm për vendin.

Ministrja Hajdari tha se ky treg është në vlerë 4.2 miliardë euro dhe do t’iu shërbejë bizneseve të Kosovës edhe qasje në tregje të Bashkimit Evropian (BE).

“Përmes këtij programi, bizneset do të jenë përfituese të mjeteve vetanake dhe mund të ndërveprojnë me biznese të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Në anën tjetër, Hajdari tha se gjatë mandatit të saj ka pasur edhe rritje të investitorëve të huaj.

“Përfshirja e Republikës së Kosovës në Programin “Tregu i Përbashkët”, për periudhën kohore 2021-2027, është një hap shumë i rëndësishëm drejt procesit të integrimit të Kosovës në BE. Programi në fjalë është njëri ndër programet më të mëdha mbështetëse që posedon Bashkimi Evropian dhe si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar”

Më Shumë

Foto nga djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia: Shoferi dhe një pasagjer pa lëndime, shkoi ekipi i urgjencës

Një kamion u përfshi nga flakët në aksin rrugor Suharekë-Duhël në autostradën “Ibrahim Rugova”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi...

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Lajmet e Fundit