Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj tre policëve të Kosovës. Ata janë dyshuar se kanë “kryer veprën penale të prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese”, ka njoftuar Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë.

“Me rastin e ngjarjeve të 14 qershorit 2023, në fshatin Gnjilicë, komuna e Rashkës, Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë më 16 qershor 2023 ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër të dyshuarve B.S. (1965), R.Z. (1975) dhe M.SH. (1961) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer nga një vepër penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 348 paragrafi 4 lidhur me 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal”, thuhet ne njoftim.

Sipas propozimit të prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike në Kralevë, gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Kralevë ka urdhëruar paraburgimin për të gjithë të dyshuarit”, njofton Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë.rtk