14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Prishja e qetësisë publike/ Policia inicion pesë raste ndaj lokaleve në Prizren

Prizren-Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar pesë raste ndaj disa lokaleve në “Shatërvan” në Prizren për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas njoftimit, Policia më 2 gusht është njoftuar se nga disa lokale po dëgjohet zhurmë e madhe ka dalë në vendngjarje.

Fillimisht, Policia ua ka tërhequr vërejtjen pronarëve, por siç thotë njoftimi, përkundër kësaj, ata kanë vazhduar me muzikë të lartë.

“Në ketë rast policia ndaj kundërvajtësve (pronareve të lokaleve) ka iniciuar raste për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike dhe Mos Përfillje te Urdhrave te Ligjshme, pas kompletimit rastet janë proceduar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje në Prizren”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

“Dita e Plisit” merr mbështetje – nismë për ruajtjen e traditës në Prizren

Iniciativa për organizimin e “Ditës së Plisit” në Prizren ka marrë mbështetje institucionale, si pjesë e përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e traditave kombëtare. Kryetari...

Mbijetesa e Rahovecit 029, Latifi e quan kapitull krenarie për qytetin

Rahoveci 029 ka siguruar qëndrimin në elitën e Superliga e Kosovës në basketboll pas një fitoreje dramatike në vazhdime ndaj Golden Eagle Ylli me...

Lajmet e Fundit