“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budall në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin”.
I ftuar në “Debat Plus’ të RTV Dukagjini, Berisha ka deklaruar se deklaratat e Klinakut u devijuan qëllimisht. Krahas kësaj, ai pati kritika për ekzekutivin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budalla në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin. Sepse ai çdo ditë nga pak po e vranë vetveten. Mendoj se deklarata është devijuar qëllimisht në radhë të parë nga Glauku, shefi i bandave të hienave. Shefi i bandave të hienave të rrjeteve sociale sepse ky debat ka të bëj për të iu ikur dështimeve të Qeverisë dhe super skandaleve që po ndodhin. Mendoj se kjo çështje u rrit shumë më tepër sesa është dashur të rritet”, ka deklaruar ai.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e tij për kryeministrin Albin Kurti, e cila u vlerësua si kërcënim ndaj tij.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar vetë Klinaku, duke bërë të ditur se ai është intervistuar në prani të avokatit të tij, duke mos dashur të japë më shumë detaje.