Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Çekinë në Pragë, ndeshje kjo që luhet në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Të besuarit e brazilianit Sylvinho, mbrëmë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me çekët.
Kuqezinjtë në Pragë kanë udhëtuar të motivuar dhe të përgatitur maksimalisht për fitore në mënyrë që të bëjnë hapin gjigant në garën për kualifikimin në Evropianin e ardhshëm.
Atmosfera në taborin e Kombëtares shqiptare është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duel me Çekinë.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho në konferencën e fundit para duelit me çekët, u shpreh i bindur se “lojtarët e tij do të japin më të mirë në terren për të marrë rezultat pozitiv”.
Shqipëria pas sfidës me çekët, do të përballet me Poloninë me 10 shtator në “Air Albania” një tjetër ndeshje e rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.rtklive