Kosova bie edhe dy pozita më poshtë në renditjen e FIFA-s

Pas dy ndeshjeve të shtatorit, Kombëtarja e Kosovës ka rënë edhe dy pozita më poshtë në renditjen e FIFA-s.

“Dardanët” morën rezultate jo të mira, fillimisht duke barazuar me Zvicrën por që pastaj u mposhten në udhëtim te Rumania.

Me këtë humbje, Kosovës veçse iu shuan shanset për një kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Nga pozita 109 që renditej në korrik, Kosova tani zë vendin e 111-të.

Në anën tjetër, Shqipëria ka marrë rezultate pozitive duke u ngritur me tre pozita nga renditja e fundit.

Pra fillimisht, nga pozita e 65-të, tani “Kuq e Zinjtë” gjenden në vendin e 62-të.

Nën urdhrat e Sylvinhos, Shqipëria është duke “fluturuar”, meqenëse mposhten Poloninë dhe barazuan me Republikën Çeke në muajin shtator.

Me një fitore në “Air Albania” në tetor, Shqipëria mund të thuhet se e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian “Euro 2024” që mbahet në Gjermani.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit