Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Bjellorusi

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë – Bjellorusi, sapo kanë dalë në shitje. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 21 nëntor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Biletat mund të blihen përmes platformës online në linkun:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.dohttps://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë – Bjellorusi është e fundit për këtë kompetecion të lojërave për Euro 2024. Kosova para kësaj ndeshje e ka edhe ndeshjen me Zvicrën, e cila luhet më 18 nëntor në Bazel. Pa këto dy ndeshje Kosova është në vendin e 4 me 10 pikë, ose 6 më pak se lideri i grupit, Zvicra e cila i ka 16 pikë.

Më Shumë

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

Lajmet e Fundit