2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për përfshirje në grabitjen në Suharekë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur për një muaj në paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhënien e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale për grabitjen e armatosur në argjendarinë në Suharekë.

Lajmin për caktimin e masës së paraburgimit e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

“Caktohet masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, duke llogaritur nga data e arrestimit 25.11.2023”, tha Lekaj.

Por çka thuhet në dosjen e prokurorisë për dy të dyshuarit në këtë rast?

Dy të dyshuarit e arrestuar për grabitjen e armatosur që ka ndodhur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë më 22 nëntor kanë dalë para Gjykatës së Prizrenit për t’u deklaruar rreth dyshimeve që rëndojnë ndaj tyre.

Prokuroria e Prizrenit po i ngarkon Fatmir Tahirin dhe Albin Beqirin me veprën – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri Albin Beqiri duke prezantuar letërnjoftimin e tij në kompaninë “Ipko” në Mitrovicë blen 10 numra të telefonit për të pandehurin Fatmir Tahiri dhe këta numra ia dorëzon Fatmir Tahirit.

Tutje, sipas dosjes, njëri prej këtyre numrave të telefonit përdoret për të kontaktuar pronarin e automjetit nga i cili grabitësit e blejnë automjetin, i cili përdoret gjatë grabitjes në Suharekë.

Po ashtu, dosja e Prokurorisë thotë se grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër komunikojnë mes vete me dy numra të telefonisë “Ipko” gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më 22 nëntor 2023.

Lidhur me grabitjen është arrestuar edhe një person tjetër, i treti, ndërkohë që sipas pamjeve të publikuara në grabitje drejtpërdrejt kanë marrë pjesë 4 persona të dyshuar./Telegrafi/

Më Shumë

Inaugurohet kabineti i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi” të Prizrenit

Të mërkurën është përuruar kabineti i ri i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi”. Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit mes Drejtorisë Komunale...

Vlerat e urave të Prizrenit shpalosen me publikime të ndryshme

Vlerat e urave të Prizrenit janë shpalosur përmes publikimeve të shoqërisë civile, por edhe të autoriteteve komunale.   Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” të hënën ka...

Lajmet e Fundit