-1.2 C
Prizren
E martë, 8 Prill, 2025

Spektakli i Superkupës në Prizren

Prizreni do të jetë qyteti i basketbollit nga 7 deri më 11 shtator.

Palestra “Sezai Surroi” do të jetë arena e super ndeshjeve të tetë klubeve të elitës, që do të garojnë për trofeun e çmuar, përcjell PrizrenPress.

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale, e më pas do të hidhet shorti sipas Propozicioneve të Garave, ku të hënën janë përballjet gjysmëfinale, derisa finalja zhvillohet të mërkurën.

Fituesja e fundit e Superkupës dhe kampionia aktuale, Trepça në çerekfinale do të ndeshet me Borën, që ka hyrë si kampione e Ligës së Parë, kurse të shtunën do të përballen Sigal Prishtina me Vëllaznimin.

Të dielën do të ndeshen Peja me Proton Cable Prizrenin, si dhe Golden Eagle Ylli me Bashkimi.

Superkupa organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës së bashku me KB Bashkimin e Prizrenit.

Orari:
7 Shtator
E shtunë
17:00 Trepça – Bora
20:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi
8 Shtator
E diel
17:00 Peja – Proton Cable Prizreni
20:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

/PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Pas takimit me banorët, Komuna e Dragashit tërhiqet nga plani për shkritoren e xeheve në Shajne

Banorët e fshatit Shajne në Dragash kanë njoftuar se kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e organeve komunale dhe se nga ta kanë marrë...

Mbi 2400 gjoba për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës shqiptoi dje 2408 gjoba trafiku. Sipas të dhënave të policisë, gjatë ditës së djeshme u regjistruan 49 aksidente, 15 me të lënduar...

Lajmet e Fundit