Dy rrugë në qendrën e Malishevës bllokohen për dy ditë – Shkak, ndërtimi i sheshit dhe parkingut nëntokësor

Komuna e Malishevës ka njoftuar për një bllokim të përkohshëm të dy rrugëve kryesore në qendër të qytetit, për shkak të punimeve në projektin “Ndërtimi i Sheshit së bashku me parkingun nëntokësor”.

Sipas njoftimit të komunës, më 25 dhe 26 prill 2025, nga ora 07:00 me orar 24h, do të bllokohen për qarkullim këto segmente rrugore: Rruga ‘Skënderbeu’ nga ‘Banka Raiffeisen’ deri të kyçja me rrugën ‘Hysni Mazreku’, si dhe Rruga ‘Abdyl Krasniqi’ nga ëmbëltore ‘Bardha’ deri te kyçja me rrugën kryesore ‘Skënderbeu’, raporton PrizrenPress.

Ky bllokim, siç theksohet në njoftim, është pjesë e punimeve për ndërtimin e sheshit të ri të qytetit dhe parkingut nëntokësor.

“Furnizimi i bizneseve nga operatorët ekonomik bëhet me leje të veçantë nga Komuna (Drejtoria e Shërbimeve Publike) dhe në konsultim me punëkryesin”, thuhet në njoftim.

Komuna kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve që mund të preken nga këto ndërhyrje, duke siguruar se projekti do të realizohet me ritme të shpejta.

“Realizimi i këtyre punimeve mund të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në rrugët e qytetit, Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve, të cilat preken nga këto punime dhe i siguron se punimet do të jenë intensive në mënyrë që ky projekt të përfundojë sa më parë”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit