6.9 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Promovohen produktet vendore në hapësirën tek “Abi Çarshia” në Prizren

Në hapësirën e “Abi Çarshia” në Prizren, u zhvillua një aktivitet promovues për produktet bujqësore nga biznese vendore, i organizuar në kuadër të programit “EREA” të Caritas-it Zviceran. Aktiviteti kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për konsumimin e produkteve vendore dhe të nënvizonte rëndësinë e mbështetjes së ekonomisë lokale.

Sefedin Haxhia, zyrtar për marrëdhënie publike në programin “EREA”, theksoi se aktiviteti synon të nxisë qytetarët të konsumojnë më shumë produkte të prodhuara në vend dhe të mbështesin bizneset vendore.

Maliq Hoti nga kompania “Terra Foods” në Suharekë dhe Esmir Islamaj, menaxher i N.P.T. “Esmiri” në fshatin Shkozë, shprehën se vitet e fundit ka një rritje të interesit nga qytetarët për produkte vendore. Ata theksuan nevojën për mbështetje të vazhdueshme për bizneset vendore, veçanërisht ato që operojnë në sektorin e bujqësisë, duke e konsideruar këtë mbështetje si të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ky aktivitet u organizua në partneritet me shoqatat nacionale bujqësore Organika, Mjedra e Kosovës dhe PePeKo. Programi “EREA” është një iniciativë trevjeçare e financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe Caritas-i Zviceran, e cila ka për qëllim mbështetje për zhvillimin e ekonomive rurale në rajon./tv prizreni/

Më Shumë

Malisheva nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së

Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Malishevë ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, ku në fokus të diskutimeve ishte organizimi i manifestimit tradicional “Epopeja e...

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit