40 aksidente për 24 orë

40 aksidente trafiku kanë ndodhur që nga mbrëmë në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë ndodhur 40 aksidente trafiku.

Prej tyre, 15 kanë qenë me të lënduar kurse 25 pa lëndime në njerëz.

Edhe numri i gjobave që u janë shqiptuar qytetarëve për mosrespektim të rregullave të trafikut po del të ketë qenë i madh. Numri i tyre shkon në mbi 1 mijë e 200 tiketa.

Po ashtu, për 24 orë policia ka arrestuar 17 persona, 16 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, derisa tre të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit