11.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

40 mijë kosovarë lanë shtetësinë pas pavarësisë

Mbi dyzetmijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009 e këndej, bëjnë të ditur zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave të katër vjetëve të fundit, mesatarisht në vit nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5 mijë qytetarë.

Në vitin 2014 nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 5 mijë e 158 persona, kurse më 2016, ky numër ka shënuar rritje në 5 mijë e 871 persona.

“Lirimin e shtetësisë prej vitit 2009 janë diku 40 mijë vetë, sipas analizave si MPB nuk është këtu aspekti ekonomik por shtetasve që jetojnë jashtë Kosovës, të cilët kanë jetuar më shumë se dhjetë vite dhe dëshirojnë të rregullojnë dokumentet në aspekte të tyre po ashtu e kemi Gjermaninë që nuk e lejon dyshtetësinë. Një pjesë e kosovarëve zgjedhin nëse dëshirojnë të kenë shtetësi kosovare apo gjermane, Zvicra është më liberale”, tha Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. /21Media

Më Shumë

Crystal Thomas përforcon Bashkimin vetëm në Ligën Unike

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar angazhimin e basketbollistes Crystal Thomas, e cila do t’i bashkohet skuadrës prizrenase vetëm për ndeshjet e Ligës Unike. Lajmin e ka...

Ismet Munishi, trajneri i ri i Lirisë

Pas largimit të Liridon Lecit, mediat raportojnë se Ismet Munishi mund të marrë drejtimin e ekipit të parë të Lirisë. Derisa klubi nuk ka bërë ende...

Lajmet e Fundit