35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Totaj viziton kompaninë “Inter Change” në SHBA, planifikohen bashkëpunime të reja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë një vizite në qytetin binjak Harrisonburg në SHBA, vizitoi kompaninë “Inter Change”, e specializuar në depozitimin dhe shpërndarjen e ushqimit, përcjell PrizrenPress.

Gjatë takimit me menaxherin T. Keith Robinson, Totaj u njoh me kapacitetet e kompanisë, e cila është më e madhja e këtij lloji në shtetin e Virxhinias, si dhe me planet për zgjerimin e saj në tregje të reja jashtë SHBA-së.

“Gjatë qëndrimit në Harrisonburg, vizitova biznesin ‘Inter Change’, ku nga menaxheri T. Keith Robinson mësuam për kapacitetet dhe potencialin e madh që ka kjo kompani”, tha Totaj, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes dy qyteteve binjake.

Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, një delegacion nga Harrisonburg pritet të vizitojë Prizrenin në pranverën e ardhshme për të eksploruar mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Magjia e Disney-t zbret në Prizren

Mbrëmë në qendrën e Prizrenit u mbajt Dream Festival, një ngjarje e veçantë që solli atmosferën e Disney-t për fëmijët dhe familjet e tyre....

Kryetari i Bordit të Kompanisë ‘ABI’, Irfan Fusha, vizitoi Shoqatën ‘ESNAF’

Kryetari i Bordit të Kompanisë së njohur ABI, z. Irfan Fusha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në ambientet e Shoqatës 'ESNAF", ku është pritur...

Lajmet e Fundit