5.7 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Një gol s’iu pranua Ballkanit, përballja me Dukagjinin përfundon 0-0

Ndeshja mes Ballkanit e Dukagjinit përfundoi pa gola.

Skuadra kampione e futi topin në rrjetë në minutën e 79-të, por fauli në sulm u bë shkak që goli të mos pranohej.

Diku dhjetë minuta më vonë, referi dha dy kartonë të kuqë, duke i lënë dy skuadrat me nga një lojtar më pak.

Pesë ndeshjet paraprake, para kësaj që u zhvillua sot, kampioni në fuqi ka tri fitore, një barazim, dhe një humbje.

Për dallim nga Ballkani, Dukagjini i cili mban vendin e nëntë në listë, para përballjes të kësaj dite ka veç një fitore, e në katër ndeshjet tjera ka pësuar humbje.

Më Shumë

Lajmet e Fundit