Trajnimi për punimin e “dollamave” në Prizren, nga tradita te mundësitë e reja

Trajnimi i grave dhe vajzave për punimin e veshjeve popullore tradicionale “dollamave“ po vazhdon në Prizren, në kuadër të punëtorisë së organizuar nga OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Sipas njoftimit të kësaj organizate, trajnimi ka për qëllim të aftësoj pjesëmarrëset për qepjen e “dollamave” me dorë dhe kështu të rrisë mundësitë e tyre për vetëpunësim në të ardhmen.

“Aftësimi disa mujor mundëson që pjesëmarrëset ta mësojnë këtë zeje tradicionale nga profesionistet me përvojë të kësaj fushe, dhe realizohet në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni”, që është vazhdimësi e përpjekjeve të EC Ma Ndryshe për mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftim.

Në këtë aspekt, përmes kësaj punëtorie edhe vazhdojnë përpjekjet e OJQ EC Ma Ndryshe për ruajtjen e zanatit të punimit të “dollamave” përmes promovimit dhe transferimit të njohurive.

Projekti i EC Ma Ndryshe “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit