3.4 C
Prizren
E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Kryetari i Dragashit nga radhët e LDK’së s’u ftua  në përurimin e rrugës që u shtrua me paratë e Qeverisë, atje ishte Kurti

Para dy ditësh është përuruar asfaltimi i një rruge që lidh fshatin Kërstec të Komunës së Dragashit dhe dy fshatra të Shqipërisë të banuar nga komuniteti joshumicë.

Në këtë përurim ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, pasi që Qeveria kishte ndarë 2.6 milionë euro për përurimin e kësaj rruge.

E sot në një reagim për media, nga komuna e Dragashit kanë thënë se ftesë për pjesëmarrje në këtë përurim nuk ka pasur kryetari i komunës që vjen nga LDK-ja, Bexhet Xheladini.

“Para dy ditësh u bë përurimi i rrugës së asfaltuar e cila lidh fshatin Kërstec të Komunës së Dragashit dhe dy fshatra të Shqipërisë të banuar nga komuniteti joshumicë. Për ndërtimin e kësaj rruge Qeveria e Kosovës ndau 2,6 Mil. euro. Në ceremoninë e përurimit, përveç Kryeministrit Kurti të ftuara ishin edhe shumë personalitete nga Kosova dhe Shqipëria, e ndër ta edhe kryetari i Bashkisë Kukës. Në këtë ceremoni nuk ishte ftuar kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, si dhe asnjë përfaqësues nga komuniteti joshumicë, nëpër pronat e të cilëve u ndërtua kjo rrugë”, ka thënë ai.

Nga kjo komunë kanë deklaruar se mosftuarja e Xheladinit ka të bëjë me një lëshim protokollar, teksa thanë se është edhe një veprim i shëmtuar dhe jo i ndershëm i atyre që e organizuan këtë ceremoni.

“Mosftuarja e kryetarit të Komunës sonë dhe ftuarja e kryetarit të Bashkisë Kukës, ishte një lëshim protokollar dhe një veprim i shëmtuar dhe jo i ndershëm i atyre që e organizuan këtë ceremoni. Po ashtu edhe injorimi që iu bë komunitetit joshumicë të Komunës sonë.Komuna e Dragashit është e përkushtuar për ndërtimin e raporteve të mira dhe korrekte ndërinstitucionale, pavarësisht dallimeve politike, partiake, ideologjike, etj. Andaj, shpresojmë që në të ardhmen, gjeste të tilla të pahijshme nga ana e institucioneve të mos ndodhin”, thuhet tutje në reagim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Një 25 vjeçar nga fshati Vragoli e Fushë Kosovës, ka humbur jetën dje në vendin e tij të punës në Prizren. Vdekja e tij ka...

80 vjet trashëgimi kulturore: SHKA “Agimi” feston jubileun në Prizren

Shoqëria Kulturo-Artistike “Agimi” festoi sot 80-vjetorin e saj me një ceremoni solemne të mbajtur në Prizren, ku morën pjesë personalitete të shquara, përfaqësues të...

Patatja e Bosforit

Lajmet e Fundit