9.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Abdixhiku gjatë vizitës tek bizneset në Suharekë: Mos i harro pagat e larta për punëtorë

Kryetari ui Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka vizituar disa biznese në Suharekë.

Në njërën nga to, pronari iu ankua për mungesë të mbështetjes nga shteti, ndërsa Abdixhiku i tha se “prej shkurtit vjen një qeveri që bizneset i ka partnerë, nuk i ka kundërshtarë, nuk mendon si me i shtypë e me i shtrydhë, por si me i ndihmu”.

Megjithatë, Abdixhiku pati një kërkesë specifike për të, që t’i rritë pagat për punëtorët e kompanisë.

“Me pasë vende të punës, por edhe paga të larta për këta njerëz që punojnë këtu. Mos i harro pagat e larta. Shteti me të ndihmu ty, ti me u ndihmu punëtorëve”, tha ai.

LDK-ja shkroi në Facebook se “prodhuesit vendor janë çelësi për një ekonomi të zhvilluar dhe për një të ardhme më të mirë për Kosovën”.

“Me Lumir Abdixhikun si kryeministër i ardhshëm, dhe me programin ‘Rruga e Re’ që i vendos bizneset dhe sektorin privat në qendër, ata do ta kenë mbështetjen konkrete dhe të fuqishme shtetërore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për paga të dinjitetshme për punëtorët tanë! Ndryshimi po vjen, dhe atë do ta sjellim bashkë me bizneset, sipërmarrësit dhe të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në postimin e LDK-së.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Fotografi që të rrëqeth: Puthja që “zgjati” 2800 vjet, historia prekëse…

Kjo fotografi, që njihet me emrin  “skeletet e Hasanlu”, është shkrepur në 1972. Bëhet fjalë për dy skelete të zbuluar gjatë gërmimeve në Hasanlu (Iran) nga...

Liria kthehet pa pikë nga Rahoveci

Liria e Prizrenit ka pësuar një humbje 1-0 ndaj Rahovecit në udhëtim, në një ndeshje të rëndësishme të javës së 21-të. Goli i vetëm...

Lajmet e Fundit