2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Totaj takon banorët e Lubinjës së Epërme, dëgjon shqetësimin për vendimin e AKP-së për tokën e burimit të ujit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, zhvilloi një takim me banorët e Lubinjës së Epërme, të cilët shprehën shqetësimin për vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për shitjen e tokës ku ndodhet burimi i ujit të pijshëm dhe kryqëzimi i rrugëve drejt pronave të tyre.

Banorët e Lubinjës së Epërme ngritën shqetësimet e tyre lidhur me këtë vendim, duke theksuar se shitja e kësaj toke do të rrezikonte furnizimin me ujë të pijshëm për zonën dhe aksesin në rrugën kryesore që lidh pronat e tyre me pjesët e tjera të komunës.

Në vitin 2022, pas një kërkese të kryetarit Totaj, Kuvendi i Komunës së Prizrenit miratoi një vendim për shpalljen e kësaj prone si pasuri publike. Kjo masë u mor me qëllimin për të mbrojtur burimin e ujit dhe për të siguruar aksesin e banorëve në rrugët që çojnë në pronat e tyre. Megjithatë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka refuzuar këtë vendim dhe ka kërkuar që ai të tërhiqet.

Pavarësisht kërkesës së MAPL-së, Komuna e Prizrenit ka qëndruar e vendosur dhe nuk e ka tërhequr vendimin. Kryetari Totaj ka theksuar se Komuna mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e interesave të banorëve dhe të burimeve jetike për ta.

“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të mbrojë interesat e banorëve të Lubinjës së Epërme. Ky vendim është jetik për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me ujë dhe aksesin në infrastrukturën rrugore të nevojshme për zhvillimin e zonës,” tha Totaj.

“Komuna e Prizrenit po vazhdon përpjekjet për të siguruar që kjo pronë të mbetet në funksion të interesave publike dhe për të garantuar që banorët të kenë qasje të sigurtë dhe të vazhdueshme në burimin e ujit dhe rrugën kryesore që lidh Lubinjën me pjesën tjetër të komunës”,u shpreh ai./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Komuna e Prizrenit dhe bashkësitë fetare shqyrtojnë sfidat dhe praktikat e mira rreth mirëmbajtjes së varrezave

Adresimi i sfidave që lidhen me menaxhimin aktual të varrezave është diskutuar në takimin që zyrtarët komunalë të Prizrenit kanë zhvilluar me përfaqësuesit e...

Të lumtë Lumbardh!

Lumbardh Dellova, i cili shkëlqeu në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Rumanisë, ka bërë një veprim që tejkalon sportin. Me një performancë të jashtëzakonshme...

Lajmet e Fundit