5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Latifi bën thirrje që të rishqyrtohet vendimi për refuzimin e projektit të Kooperativës Bujqësore “Krusha” të Fahrije Hotit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka reaguar pas raportimit lidhur me vendimin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë për refuzimin e aplikimit të zonjës Fahrije Hoti, themeluese e biznesit KB “Krusha” Sh.P.K  për përkrahjen për blerjen e linjave të makinerive për përpunimin dhe konservimin e perimeve.

Latifi përmes një shkrimi në Facebook thotë se vendimi për refuzimin e aplikimit të saj për arsye teknike, si mungesa e dokumenteve plotësuese në lidhje me trajtimin e ujërave dhe përshkrimin teknologjik të procesit të prodhimit, është një shembull ku ngurtësia e zbatimit te kritereve procedurale, ka mposhtur vlerësimin real të ndikimit të një biznesi.

“Si kryetar i Komunës së Rahovecit, dëshiroj të shpreh mbështetjen e pakushtëzuar për zonjën Fahrije Hoti dhe për çdo biznes që kontribuon në zhvillimin ekonomik, punësimin, në përmirësimin e kushteve sociale dhe mbrojtjen e mjedisit në komunën tone”.

Tutje, Smajli i ka bërë thirrje  publike te Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, që të rishqyrtojnë vendimin për refuzimin e këtij projekti.

“E pakuptimtë, përderisa znj. Hoti çmohet, ftohet nga shumë shtete e nga përfaqësuesit e tyre, vlerësohet për performancë e si grua e fortë, për prodhimet e tyre cilësore të kërkuara edhe në tregjet e jashtme, përfshirë edhe ShBA-të, në anën tjetër, refuzohesh nga ministria jonë e bujqësisë!

Si përfundim, do të angazhohem edhe personalisht për të mbështetur çdo përpjekje që ndihmon zhvillimin e mëtejshëm të KB “Krusha” e të subjekteve të ngjashme që na bëjnë krenarë brenda Kosovës dhe jashtë saj, si dhe të gjitha nismave që përfaqësojnë shpresën, janë dëshmuar e vlerësuar si rrëfime suksesi dhe rrisin mirëqenien në komunitetin tonë”, shkroi Latifi.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Gjendet një granatë dore afër Postës në Prizren, arrestohet një person

Një granatë dore është gjetur në afërsi të Postës në Prizren. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir...

Policia shqiptoi 1.510 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1.510 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit