11.6 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Lenzelle Smith i Prizrenit, MVP i javës së 11-të

Basketbollisti me indeksin më të lartë në xhiron e 11-të të ProCredit Superligës ishte Lenzelle Smith (36). Basketbollisti i Proton Cable Prizrenit në sfidën ndaj Vëllaznimit kishte dyshifror të dyfishtë prej 25 pikëve, dhjetë kërcimeve, derisa shtoi edhe tetë asistime e dy topa të vjedhur, përcjell PrizrenPress.

Golden Eagle Ylli shkëlqeu ndaj Pejës, ku u dalluan Jalen Nesbitt dhe Lis Shoshi. Nesbitt e mbylli ndeshjen me 20 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime, kurse Shoshi me 14 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.

Bora shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit, ku  u dallua Alex Aveion Lomax me 23 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.

Derbin e xhiros e fitoi Trepça ndaj Sigal Prishtinës, ku më i miri ishte Mikaile Tmusiq me 19 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.

MVP

Lenzelle Smith (Proton Cable Prizreni) 25 pikë, 10 kërcime, 8 asistime, 36 indeksi

Top 5

Lenzelle Smith (Proton Cable Prizreni) 25 pikë, 10 kërcime, 8 asistime, 36 indeksi

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 20 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 28 indeksi

Alex Aveion Lomax (Bora) 23 pikë, 4 kërcime, 7 asistime, 25 indeksi

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 14 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi

Mikaile Tmusiq (Trepça) 19 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 20 indeksi

Më Shumë

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Lajmet e Fundit