7.2 C
Prizren
E hënë, 26 Janar, 2026

Në Rahovec ndahet Çmimi Letrar “Sulejman Krasniqi”

Në Ditën e Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec, më 7 dhjetor 2024, u kujtua jeta dhe vepra e shkrimtarit dhe atdhetarit të madh, i cili me penën dhe përkushtimin e tij i dha frymë dhe zemër dashurisë për atdheun, përcjell PrizrenPress.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, së bashku me familjen e tij të respektuar, vajzën Albanën, djemtë Sokolin dhe Derandin, si dhe të afërmit e tjerë, u ndanë momente krenarie dhe mirënjohjeje për trashëgiminë që la Sulejman Krasniqi. “Ai ishte zëri i historisë sonë, i heronjve tanë dhe i ndjenjave të popullit që, edhe nën dhunë e represion, nuk u dorëzua për asnjë çast”, u theksua në aktivitet.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje u dha Çmimi Letrar “Sulejman Krasniqi” për vitin 2024, me fituesit e përzgjedhur nga komisioni profesional:

  • Vendi i parë: Poezia “Mungesë” (shifra: 0001)
  • Vendi i dytë: Tregimi “Si të vrasësh nëpërmjet dashurisë” (shifra: Pseudo L)
  • Vendi i tretë: Poezia “Etje e pashuar” (shifra: Milosao)

“Këto çmime janë një shenjë e vogël falënderimi për ata që vazhdojnë të frymëzohen nga vepra e tij dhe që i shërbejnë letërsisë, kulturës dhe kujtesës kombëtare”, u deklarua gjatë ndarjes së çmimeve.

Organizatorët e ceremonisë theksuan rëndësinë e promovimit të trashëgimisë së Krasniqit si burim frymëzimi për brezat e rinj, duke nënvizuar: “Jemi krenarë që mbajmë gjallë emrin dhe veprën e tij dhe që e ndajmë këtë trashëgimi me brezat e ardhshëm”./PrizrenPress.com

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Aksident mes tri automjeteve në Mamushë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mamushë, ku janë përfshirë tri automjete. Policia ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar...

Ndalim prej 48 orësh për të gjithë të shoqëruarit për manipulim me vota në Prizren

Burime të besueshme bëjnë me dije se është konfirmuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë personat e shoqëruar sot në Polici,...

Lajmet e Fundit