18.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Maliek White largohet nga Bashkimi

Basketbollisti amerikan, Maliek White nuk është më pjesë e skuadrës së Bashkimit që garon në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Prizreni, të martën ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme, ka shkëputur kontratën me amerikanin White, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

White ishte ndër të huajt e parë që iu bashkua ekipit nga Prizreni para fillimit të këtij sezoni dhe në 12 paraqitje në elitën e basketbollit kosovar, ai ka luajtur me një mesatare prej 9 pikëve, 3 kërcimeve dhe 3 asistimeve për ndeshje.

Pas largimit të White, Bashkimi në radhët e veta ka vetëm tre të huaj dhe renditet i dyti në tabelë me 22 pikë, një më pak se Trepça që është lidere pas 13-të xhirove të zhvilluara.

Ndeshjen e radhës në Superligë, Bashkimi e luan këtë vikend me skuadrën e Pejës, e cila zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Më Shumë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Eliot Engel

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka dërguar telegram ngushëllimi për popullin amerikan dhe shqiptar pas ndarjes nga jeta të ish-kongresmenit amerikan...

Prizreni pjesë e Kupës Ndërkombëtare Ballkanike të Çiklizmit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe klubeve të çiklizmit,...

Lajmet e Fundit