Në vendngjarje mënjeherë kanë dalë policia e Rahovecit dhe zjarrfikësit. Në pamundësi që të lokalizojnë zjarrin në ndihmë u erdhen edhe zjarrfikësit nga Gjakova e Prizreni.

Rreth orës 9:00 zjarri është vënë nën kontroll, por dëmet janë milionëshe, thotë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë vetëm një depo të vogël me prodhim të gatshëm dhe një makineri të blerë ditëve të fundit.

Si pasojë e zjarrit i gjithë zingjiri i prodhimit të plastikave është djegur./rtk

Marketing