7.8 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Hyrja në fuqi e listës së çmimeve të barnave Vitia thotë janë të vendosur që ta zbatojnë këtë ligj

Nga nesër (01.02.2025) në Kosovë do të hyj në fuqi dhe do të nis së zbatuari Lista e çmimeve të barnave në vend.

Ministria e Shëndetësisë, më 23.12.2024, kishte publikuar Listën e çmimeve të barnave me detyrim të zbatimit në tregun e Kosovës nga data 01.02.2025.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se pret një ‘tronditje të lehtë’ të tregut por që tha se janë të vendosur në zbatimin e ligjit.

 

 

“E kuptoj që është sfidë dhe se në fillim do të ketë tronditje të lehtë të tregut por ne jemi të vendosur që të zbatojmë këtë ligj… muajt e parë pres tronditje të lehtë deri në stabilizimin e plotë”- tha ai në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë më 31.01.2025.

Vitia përmendi se është një pjesë e kompanive, distributorëve dhe bartësve të autorizim marketingut të cilët nuk kanë paraqitur çmimet e barnave të tyre për të cilët ministri tha se do të ketë sanksione.

“Është interesant se ky shqetësim do të duhej të vinte nga Shoqata e Distributorëve më shumë sesa nga Oda e Farmacistëve. Po, është e vërtetë që një pjesë e kompanive, distributorëve, bartësve të autorizimit të marketingut nuk kanë aplikuar në dritaren për aplikim për çmimet e barnave dhe natyrisht se do të merren masa adekuate sipas ligjit në fuqi. Do të bëhen sanksione ndaj tyre që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë dhe hapjen e kësaj dritareje. Por, në anën tjetër do të hapen dritare të reja për të gjitha kompanitë që të aplikojnë për çmimet e barnave të tyre”– tha ai.

Vitia u ka bërë thirrje për bashkëpunim të gjithë akterëve në këtë proces ndërsa ka njoftuar se sot do të takohet me Inspektoratin Farmaceutik.

Më Shumë

I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren – Policia kërkon ndihmë për identifikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një burri të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili është gjetur pa shenja...

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Lajmet e Fundit