8.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

KDTP-ja thotë se vazhdon traditën e përfaqësimit të komunitetit turk me dy deputetë

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) duke u bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së ka njoftuar se në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet me dy deputetë.

 

Këtë rezultat, KDTP-ja e ka cilësuar si fitore të komunitet turk të Kosovës.

“Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka dalë fituese nga zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. KDTP është e vetmja parti që ka siguruar dy deputetë nga radhët e komuniteteve, duke vazhduar traditën e saj si subjekti me më shumë vota në mesin e partive të komuniteteve”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.

Kliko linkun:Facebook

Kjo parti ka theksuar se ka nisur angazhimet për përfaqësimin në Ekzekutivin e Kosovës.

“Duke e kaluar këtë proces të bashkuar me komunitetin tonë dhe me mbështetjen e tyre, partia jonë, nën udhëheqjen e kryetarit Fikrim Damka, ka filluar menjëherë punën për përfaqësimin e komunitetit turk të Kosovës në qeverinë që do të formohet”, thuhet në komunikatë.

Në të njëjtën kohë është theksuar se ky rezultat është goditje ndaj përpjekjeve për përçarjen e komunitetit turk.

“Fitorja e KDTP-së, e cila do të përfaqësojë komunitetin turk të Kosovës me dy deputetë edhe në periudhën e ardhshme, ka zhgënjyer ata që synonin përçarjen e komunitetit tonë”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se ky subjekt do të vazhdojë punën për mirëqenien e komunitetit turk dhe të Kosovës.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë tri subjekte nga radhët e komunitetit turk të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, KDTP ka marrë 4563 vota ose 0.55%, YTHP ka marrë 1990 vota ose 0.24%, dhe KATP ka marrë 613 vota ose 0.07%.

Më Shumë

Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Dragash

Në Dragash është hapur sot zyra e re e Postës së Kosovës.Zyra është vendosur në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Menaxheri i Postës...

Prizren, vazhdon pastrimi i kanalit kullues në Marash

Ekipet e mirëmbajtjes së “Eko Regjion-it” kanë vazhduar edhe sot aksionin për pastrimin e kanalit kullues në zonën e Marashit të Prizrenit. Gjatë këtij aksioni...

Lajmet e Fundit