Komuna e Prizrenit publikon agjendën festive për 17 shkurtin

Komuna e Prizrenit të premten ka publikuar agjendën për kremtimin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, programi festiv nis me 14 shkurt nga ora 13:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Numri më i madh i aktiviteteve do të realizohen të hënën, me 17 shkurt 2025, në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, raporton Telegrafi.

Kjo ditë nis me mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, vazhdon me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, pastaj me program kulturor e sportiv dhe përmbyllet me koncertin e pavarësisë me këngë dhe valle popullore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

“Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ju ftojmë ta festojmë së bashku këtë ditë historike, në të cilën u kurorëzua ëndrra dhe sakrifica e brezave të tërë për liri dhe shtetësi. Le ta shënojmë këtë përvjetor me krenari, unitet dhe gëzim, duke nderuar të kaluarën dhe ndërtuar të ardhmen e Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit