5.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

ShKA “Agimi” dhe AKKV “Shota” magjepsin Prizrenin me koncertin festiv

Festa për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Prizren është përmbyllur me koncertin e këngëve dhe valleve tradicionale.

Programi në fjalë është përgatitur nga ShKA “Agimi” dhe AKKV “Shota”, derisa publiku nuk ka lënë vende të zbrazëta në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha”, raporton Telegrafi.

Në njoftimin e Komunës së Prizrenit thuhet se një koncert fantastik me këngë e valle është realizuar në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” për kremtën e ditës historike, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“SHKA “Agimi”, në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” sollën një atmosferë tipike festive në Prizren, me këngë korale, muzikë e valle tradicionale, për ta përmbyllur këtë ditë në mënyrën më të këndshme të mundshme”, thuhet në njoftim.

Koncerti është duartrokitur nga publiku i pranishëm, i cili ka shijuar performancat energjike dhe emocionale të ShKA “Agimi” dhe AKKV “Shota”. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit