Numërohen 97.55% e votave të kandidatëve për deputetë – procesi drejt përfundimit

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë.

Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimve sipas komunave./PrizrenPress.com/

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit